Eventi i madh i ndarjes së çmimeve “NRJ Music Awards” këtë vit është rikthyer në Francë, ku artistët ndërkombëtarë janë vlerësuar për sukseset në muzikë.

Padyshim që nuk kishte si të mungonte ylli shqiptar, Dua Lipa në mesin e fituesve.

Ajo ka “rrëmbyer” çmimin prestigjioz “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” dhe këtij suksesi të saj i ka dedikuar disa fjalë në Instagram.

“Faleminderit dashuritë e mia”, ka shkruar Dua në një postim në InstaStory, ku bëhet i ditur çmimi me të cilin ajo është vlerësuar.

“NRJ Music Awards” ka bërë bashkë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës ku fituesit u zgjodhën përmes votave të publikut.

Sjellim në vëmendje se Dua Lipa ka treguar se krahas suksesit ndërkombëtar në muzikë ajo është një zë i fuqishëm për çështjet që lidhen me gratë. Kjo është një prej shumë arsyeve që ajo u nderua me një çmim për rolin e shquar udhëheqës me rastin e 60-vjetorit të organizatës së njohur amerikane, Këshillit të Atlantikut.