Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e artë në Tokyo 2020.

Nora Gjakova mposhti në finale të kategorisë deri në 57 xhudisten Sarah Leonie Cysique.

Xhudistja e njour kosovare shfaqi formë të mrekullueshme në Lojërat Olimpike dhe arriti që  të sigurojë medaljen e dytë të artë për Kosovën në Tokio.

Këtij suksesi iu gëzuan populli shqiptar mjaft shumë duke bërë që edhe këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa të urojë Norën në rrjete sociale në gjuhën shqipe.

“Edhe një medalje e artë për Kosovën!! Bravo Nora Gjakova”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografisë së publikuar./Lajmi.net/