Ajo ka arritur këtë sukses pas Adele e cila ishte zgjedhur në vitin 2011.

Dhe, këngëtarja natyrisht se iu ka gëzuar këtij suksesi derisa e ka quajtur edhe si të pavërtetë, shkruan lajmi.net.

Përmes, një storie në profilin e saj në Instagram, Dua Lipa njoftoi për këtë sukses të arritur.

“E pa vërtetë! Faleminderit njerëz kjo është diçka e çmendur dhe jam shumë shumë shumë e lumtur”, kanë qenë fjalët e Duas në postim.

Ndryshe, artistja e njohur me famë botërorë ka publikuar së fundi disa nga prapaskenat teksa ka bërë provat për fustanin që kishte veshur në ceremominë Grammy.