Posa doli nga shtypi libri i Azam Dautit, “Projekti ‘Shkupi 2014’-e kaluara kundrejt ardhmërisë” dhe pata privilegjin ta marr kopjen e parë pas daljes.Përshytpja e parë është se libri është një kurorë e hulumtimit shumëvjeçar dhe të gjithanshëm për projektin politiko-pseudoshkencor me pretendime të menaxhmentit identitar në “patronazhin” e qeverisë së kaluar, “Shkupi 2014”.

Autori, përveç kontraversave të njohura për publikun, prek edhe çështjet tjetra që dalin si reflekse të shoqërisë etnikisht të përzier dhe politikave kulturore shpesh etnocentriste…Ky është boshti tematik i këtij libri, por dhe si paralajmërim, edhe për vepra të tjera të Azamit në maqedonisht dhe anglisht, si vijim të të njëjtës teme, që pritet të shohin dritën së shpejti.

Si te ky liber, që është temë e DOKOTRATURËS, si te tjerët, autori gjerësisht dhe hollësisht u qaset të gjitha reflekseve shoqërore, politike, historike e kulturologjike, duke ofruar edhe zgjidhje të kontesteve kulturore shqiptaro – maqedonase ne Maqedoni, si dhe të atyre greko – maqedonase dhe maqedonaso – bullgare në kontekst ballkanik!