Këngëtarja amerikane, Britney Spears ka qenë gjithmonë target i vëmendjes mediatike, si për karrierën muzikore të suksesshme, ashtu edhe për detaje të jetës private.

Në trailerin e dokumentarit më të fundit të saj, të publikuar të mërkurën dalin në skenë detaje të jetës që pasojnë skandalet më të komentuara, mesazhe dhe telefonata që lidhen me kujdestarinë e fëmijëve të saj.

Dokumentari zbardh pasojat e vendimit të gjykatës të vitit 2008 të marra ndaj yllit amerikan të popit.

Në mesazhin zanor dërguar avokatit të saj në 2009, Britney shpreh shqetësimin mbi kërcënimet që James Spears i bënte për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të saj, Sean Preston3 vjeç atëherë dhe Jayden James, 2 vjeç.

Asokohe, artistja dhe bashkëshorti i saj balerin, Kevin Federline kishin një kujdestari të përbashkët, pavarësisht që aksionet e saj më vonë u ulën në 30%, në interest të fëmijëve.

Gjykata vendosi që babai i saj, James Spears të merrte kujdestarinë e tyre, pas skandalit publik ku Britney rruan kokën.

Por, mesa duket 69-vjeçari do t’i japë fund këtij urdhëri 13-vjeçar. Në peticionin e paraqitur ne gjykatë më 26 Korrik, ai kërkon të heqë dorë nga kujdestaria duke i kërkuar Gjykatëses Supreme të Qarkut të Los Angeles, Brenda Penny të pezullojë kujdestarinë.

Ky veprim i James është quajtur nga avokatët e këngëtares si një metodë për të përfituar para prej saj.

Nga ana tjetër, pas rihapjes të rrjetit social Instagram, Britney po shpërndan postime mbi fëmijët e saj, duke shprehur dashurinë që ndjen ndaj tyre.

Të gjithë jemi kurioz sesi do të përfundoj gjyqi i famshëm i një nga familjeve më të komentuara në botë, por do të duhet të presim edhe pak.

Rikujtojmë që data e ardhshme e gjyqit  është caktuar për në 29 Shtator, një ditë pas transmetimit të dokumentarit të ri të saj, që do të mund ta shihni në Netflix.