Shkalla e metabolizmit tonë është niveli me të cilin trupi djeg kalori, qoftë në qetësi apo në lëvizje. Pyetja që shqetëson pothuajse të gjithë është nëse ky ritëm mund të përshpejtohet.

Megjithëse nuk mund të kontrollojmë faktorët gjenetikë që përcaktojnë shkallën metabolike si gjinia dhe mosha, ka disa faktorë që mund t’i kontrollojmë për përfitimin e peshës sonë.

Tre prej tyre ua sjellim më poshtë:

Ushqehuni me program (orar të caktuar)

Mundësisht disa vakte të vogla çdo 3-4 orë. Në këtë mënyrë ne  e oriontojmë trupin për të bërë djegie maksimale. Përkundrazi, duke ngrënë në mënyrë të çrregullt shkalla e metabolizmit mund të bëhet më letargjike dhe përfundimisht djegia e kalorive mund të zvogëlohet.

Konsumoni ujë rregullisht

Hidratimi adekuat i trupit është i nevojshëm për funksionimin e tij të duhur. Uji është thelbësor për metabolizmin e mirë dhe gjithashtu mund të ndihmojë në përpjekjen për të rënë në peshë, shkruan KP.

FLINI MJAFTUESHËM

Sa më i madh të jetë deficiti i gjumit, aq më i lartë është marrja e ushqimit. Provat shkencore të disponueshme lidhin qëndrimet gjatë natës me rregullimin biologjik të orës, rritjen e hormonit të oreksit dhe shtimin e peshës. Prandaj, një faktor kryesor për të mos hapur oreksin tonë në mënyrë të pakontrolluar është të flemë mjaftueshëm.