– Analizë rreth veprimtarisë letrare dhe poetike të Rifat Ismailit.

Thuhet që poetët e shkrimtarët janë të varfër por kanë shpirtin e mëndjen pasuruar me diamantët më të çmuar.

Poeti meriton shumë, jep shumë, merr shumë pak ose aspak.

Poeti është i lindur me këtë dhunti nga zoti, ai i fal aftësinë, e poeti ia fal artin dhe shpirtin e tij të tjerëve.

Penda e tij është ngjyer me bojën më te bukur të qiellit të ndjenjës ,dhe mëndja e ndritur i jep shkëlqim errësirës, me muzën e pa shtershme e shpirtin e se mirës.!

Bota e poetit është aq e madhe saqë hedh të zezën mbi të bardhë, shkruan gjithmonë realitetin….paçka jo shum kujt u pëlqen ajo ç’farë mjeshtrat e pendës shkruajnë dhe i lënë si testament , por nuk mund të injorohet absolutisht !

Mjafton shpirti i pasur, mençuria dhe të gjitha karakteristikat që posedon dhe i mbart si vlerë!

Poeti ruan gjithmon diamantët e shpirtit që e quan pasuri të madhe….ku ka çka i jep gjithkujt….le të mos ketë pasuri materiale ose monetare, dhe nëse e quajnë zvarranik, mburravec, mendjemadh e shumë e shumë të tjera, përsëri poeti ësht brilant.

E nisëm këtë shkrim duke bërë një elozh mbi poetin, për të ndalur tek një poet, që me krijimtarinë e tij mbart të gjitha këto cilësi.

Po kush është Rifat Ismaili dhe si e njohim ne atë?

Poeti, prozatori dhe eseisti i shquar Rifat Ismaili ka lindur

më 24 mars 1968 në Shijak-Durrës , dhe që prej vitit 1986 ka filluar të shkruajë dhe të botojë krijimtarinë e tij në revistat dhe gazetat e kohës, shumë i përkushtuar ku ka derdhur shpirtin e lirë dhe botën e madhe në letra.Arritjet e tij kanë korrur shumë sukses në këtë fushë të bukur, duke lënë gjurmë çdo ditë e më shumë tek lexuesit.

Poet i emancipuar që përçon vlera kulturore dhe artistike.

Autor i disa librave me poezi,tregime,roman, proza dhe eseve e shumë shkrimeve të tjera.

Gjithashtu ka përkthyer dy libra të autorëve të huaj, dhe poezi të poetëve italianë të shekullit XX.

Poeti e ka pasqyruar krijimtarinë e tij letrare me përmbajtje dhe reflekse të ndryshme.

Pas një ngurrimi të gjatë disa vjeçar,

në vitin 2018 vendosi të përfshihet edhe në rrjetet sociale, duke postuar shkrime të cilat u pëlqyen dhe pati një audiencë të mirfilltë.

Ai pohon që rrjetet sociale dhe fejsbuku sot luajnë një rol shumë të rëndësishëm mbi përhapjen e dijes, dhe poston një pas një shkrime në portale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që në moshë të re përfshihet me botime në revista kulturore-letrare-poetike, më pas nis me botimin e librave.

Pas një pauze për një kohë të shkurtër, poeti rikthehet sërisht me krijimtarinë e tij.

Veprimtaria letrare vazhdon të ecë me një ritëm të mirë, pa ndalje në këtë rrugëtim të bukur dhe të vêshtirë.

Poeti fillon të korrë sukses duke lëvruar me një gamë të gjerë të letrave shqipe me shpirtin e lindur për të bërë art.

Përveçse botimeve të librave, krijimtaria e tij sot publikohet edhe në disa faqe të internetit në web ku pati dhe ka shikueshmëri të lartë.

Disa nga poezitë janë të interpretuara nga artiste poete të njohura dhe të mirëfillta.!

Në shumë tregime, ese, prozë apo dhe poezi ka një strukturë dhe ndërthurje mjaft të bukur, i lexon me një frymë ato dhe mbetesh brenda tyre, ku godasin dhe të lënë pa fjalë.

Në përmbajtjen e tyre shfaqet dukshëm dhe bukur një realizëm dhe idealizëm që poeti i sjell me gjetje filozofike dhe emocionale.

Paraqitja e tij në letra ka stile të veçanta.

Shumë gjenial përballë botës së madhe të muzës së tij.

I dashuruar me penën dhe letrat ku derdh mendimet si burim kristali.

Krijimtari që vjen me shumë elegancë dhe filozofi poetike duke ushtruar një veprimtari letrare të zhanreve të ndryshme ku i paraqet në disa variante me përkushtim dhe besim në vetvete, me profesionalizëm, artikulim dhe qartësi.

Ndjenja që ilustrohen bukur, shpërthejnë në vargje të përjetuara dhe vijnë në mënyrë spontane me nota tingëlluese ku shprehin mall, dashuri,gëzim,revoltë,dhimbje, pikëllim,jetë, etj…

Shkrimet e tij janë frymëzuese dhe të qarta, mesazhdhënëse dhe shumë reflektuese.

Poeti vjen në syrin e lexuesit me motivacione dhe dukuri të ndryshme.

Shumë herë kemi hasur poezi që përcjellin mall e nostalgji për familjen, shoqërinë,, vendlindjen, dhe ku rrëmbehet kujtimesh ku lidh jetën e tij me mërgimin.

Poeti portretizon çdo kohë të kaluarën dhe të tashmen, duke e krijuar si një mozaik me estetikë poetike.

Poeti ka një përqëndrim absolut në teknikat dhe mekanizmat e të shkruarit.

Përdor bukur të gjitha mjetet dhe elementet e figurave letrare të cilat i bën të larmishme edhe më shumë vargëzimet.

Në shumë poezi lirika është e dukshme ku brënda tyre qëndrojnë edhe fijet e shpresës, diku -diku poezitë janë edhe enigmatike.

Simbolet e tij në poezi theksohen me elemente medituese, shprese,lirie,paqeje,dritë dhe dashuri njerëzore.

Vijnë të metaforizuara dhe krahasuara ku në shumë raste janë të ngrohta dhe me elegancë.!

Kam shkëputur disa vargje të poezive të autorit i cili troket kaq bukur në fantazinë e tij, ku i peshon fjalët dhe i zotëron mendimet në gjuhën letrare.

Ja si shprehet ai në poezinë me titull; “Si të harroj?”

” Si të harroj tërë puthjet me duar

Kur erdhe veshur me fustanin e bardhë

Nuk di, se ty, a një ëndërr kam përqafuar

Sa më peshon në zemër ky mall….etj….”

Burimi shpirtëror i poetit rrëfen qartazi nëpërmjet vargut mallin dhe dashurinë sublime që e përcjell me emocion dhe shpërthen në ndjenja të brendshme të tij me pastërti, çiltërsi dhe me shpirt të fuqishëm prej largësie.

Një poezi tjetër është…” Shpresa ime”

” Shpresa ime ka mijëra duar

Që prek e zbukuron gjithçka të thjeshtë

Më ngre në qiell lehtë e shenjtëruar

Më bën të ndjehem një gjethe e blertë !

Shpresa ime ka zërin e dhimbsur të nënës

Dhe të gruas që në mëngjes më bën kafenë

Ka formën magjike dhe bukurinë e hënës

Ka tingujt e dlirë në shpirt dhe harenë…”

Me fjalët e tij në varg shpreh fuqishëm ethet dhe shpresën e jetës ku me optimizëm i mban gjallë ata dhe nuk i humb.

Bashkëjeton me shpresën duke e ruajtur si një metal të kristaltë dhe duke u bërë grusht me dëshirat e jetës dhe brënda shpirtit ndjen zërat kumbues të ngrohta të të dashurve të zemrës që i japin forcë.

Një emocion tjetër poeti e sjell në poezinë; ” Më thoje…”

” Më thoje, mban mend, si më thoje ?

Do ktheheshe në pranverë

Si gurgullimë lumenjsh

E kurrë vetëm s’do më lije asnjëherë !

Se zemrat tona kishin shkëlqimin dhe fortësinë e një diamanti.

Dashuria jonë do mposhtte çdo sfidë

Se po të mundje edhe nga mbretëria e Hadit

Si frymë, si engjëll

Do të hyje tek unë fshehtësisht !

Më thoje…Sa më thoje…jo…mos më thuaj…”

Sa bukur pajtohet këtu me formulën shpirtërore që me fantazinë dhe konceptin e tij, ulet me netët duke përfytyruar një imazh dhe i shkruan dashurisë plot ndjenja dhe mall…

Qoftë një dashuri e realizuar apo dhe anasjelltas, ajo përsëri jeton në zemra si një substancë e ngulitur.

Ç’do lexues e gjen veten në vargjet e poezisë;

” Mbështjellë me pse-të”…

” Në jetë na mbulojnë “Pse-të”

Si na mbulojnë papritmas retë

Pse-të e dashurisë, pse-të e vuajtjes,

Të gjitha të pathënat e Pse-së…”

Është e vërtetë që me pse-të të gjithë mbështillemi në çdo kohë ku mbesim me pyetje e pa përgjigje.

Mbytemi në monotoni me pyetje rreth vetes duke shtrënguar çudinë !

Poeti e trajton bukur pse-në.

Ah” sikur të zbërthehej ekuacioni i pse-së !

Le të vazhdoj me vargjet e poetit…

” Varur në dritare shpresash rri

Më tremb në gjumë e më mund

Si varkë pluskoj qiellit të heshtjes

Mes yjesisë së përse-ve përhumb…”

Poetit i flet shpirti, pena i shkruan dhe varur rri në dritare shpresash.!

Përveçse poezive, në ese, proza dhe shumë shkrime të tjera të tij jam ndalur dhe më kanë lënë përshtypje të mira tej mase.

Poet i afirmuar me botë të madhe, potencial dhe reputacion të jashtzakonshëm.!

Lexojeni pra të mrekullueshmin Rifat Ismaili se është një mësim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne.!

Thesaret e Davës .( Dava Begu )