Kuvendi i Arbërit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur në vitin 1703 në fshatin Mërkinje të Lezhës, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare Klementi XI.

Kuvendi i Arbërit shqyrtoi gjendjen shpirtërore dhe shoqërore të besimtarëve, duke synuar të vërë në jetë në Shqipëri porositë e Vatikanit për t’i bërë ballë islamizmit të vazhduar të popullsisë.

Ndër vendimet e marra ishin edhe kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës.

Aktet e Kuvendit të Arbërit u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që më 1706.

Ato kanë vlerë në radhë të parë si dokument gjuhësor me rëndësi