Këngëtari kosovar, Capital T është një ndër artistët më të preferuar e më të njohur të momentit. Këtë sezon veror ai ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore por ai që kulmoi ishte koncerti i tij madhështor në Kosovë, ku mblodhi disa prej emrave më të njohur të muzikës si dhe yllin me famë botërore, Akon për të performuar në koncertin e tij “Time Capsule II”.

Së fundmi, ai ka lajmëruar se do të vijë me një duet legjendar, me një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar, Mc Kresha.

Projekti quhet “Legendary” dhe është vepër e dy artistëve shqiptarë, i cili pritet të lancohet ditën e sotme.