Arkitekti tregon se përmes kreativitetit dhe vullnetit të palodhshëm, janë munduar që të krijojnë një harmoni në mes hapësirave dhe ngjyrave të përdorura në këtë projekt. “Trajtimi i materialeve në objekt është bërë duke lënë ngjyrën natyrale të vet materialit e në këtë mënyrë është krijuar një ritëm dhe harmoni mes formës së objektit dhe ngjyrës se tij”, ka thënë ai

 Arkitektura e ndërtesës karakterizohet me stilin brutalist, duke përdorur materiale të cilat karakterizohen në Kosovë, siç janë betoni dhe blloku argjilë. Në një intervistë për Albanian Post, arkitekti i njohur Ideal Vejsa, ka bërë të ditur se kjo ndërtesë ka funksion administrativ dhe multimedial. “Ky projekt do të shërbeje për ngjarje të ndryshme multi-kulturore, skenografi, hapësira për xhirime si dhe administratë”, është shprehur Vejsa.

Arkitekti tregon se përmes kreativitetit dhe vullnetit të palodhshëm, janë munduar që të krijojnë një harmoni në mes hapësirave dhe ngjyrave të përdorura në këtë projekt. “Trajtimi i materialeve në objekt është bërë duke lënë ngjyrën natyrale të vet materialit e në këtë mënyrë është krijuar një ritëm dhe harmoni mes formës së objektit dhe ngjyrës se tij”, ka thënë ai. Materialet e përdorura në këtë objekt, si betoni dhe blloku e përfaqësojnë kulturën e ndërtimit në vendin tonë ndër vite.

“Vëllimi i ndërtesës është në forma të rregullta gjeometrike, ku moduli vjen në pah ndaj vëllimit duke i jep karakter ndërtimit si në aspektin arkitektonik dhe në aspektin funksional”. Po ashtu, ai thotë se karakteristikë e këtij objektit është se modulet janë të krijuara në atë mënyre që të zhvillohet loja hije dritë, si brenda dhe jashtë objektit. “Arkitektura e cila hyn në një simbiozë me dritën nuk krijon thjesht formë në dritë, ditën dhe natën, por lejon që drita të bëhet formë”, Vejsa citon arkitektin, Richard Meier.

Ideali thotë se projektimi dhe finalizimi i këtij projekti ka zgjatë rreth 12 muaj, ku tani për tani ai thotë se ka filluar faza e parë e ndërtimit. Po ashtu ky projekt ka 17 mijë e 100 m2, ku është menduar dhe projektuar nga studio e arkitekturës në Prishtinë, Maden Group. Synimi i kësaj studio është që deri në dhjetor të vitit 2021, të ndërtohen rreth 3 mijë m2, hapësirë që të plotësojnë kushtet për emisione ditore, direket apo të xhiruara, studio për emisione argëtuese, seriale televizive apo edhe spektakle masive.