Beyoncé look trasparent në Instagram, seti i saj fotografik me bashkëshortin merr me shumë se 2.5 milionë pëlqime në vetëm 2 orë

Beyoncé është rikthyer në Instagram me një pamje mjaft zbuluese këtë të premte, më 17 mars.

Ylli 41-vjeçar ka postuar një seri fotosh të saj dhe të bashkëshortit të saj, Jay-Z. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pamja e “Queen B” dhe veçanërisht gjoksi i saj i zhveshur.

Këngëtarja zgjodhi të fotografohej me një fustan të tejdukshëm në ngjyrë ari që i nxirrte në pah dekoltenë, me diamant floriri në të gjithë pëlhurën. Në zonën e thithkave ishin ngjitur shirita floriri, ndërsa vëmendjen tërheq edhe korseja e madhe metalike me bravë.