Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi për fansat versionin akustik të këngës “I’m Good (Blue)”.

Kënga e cila është bashkëpunim me DJ-in e famshëm botëror, David Guetta, është kthyer aktualisht në një hit global – duke u renditur për momentin në top pesë këngët më të dëgjuara në Amerikës – sipas Billboard.

33-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram një pjesë të shkurtër nga versioni akustik, duke i njoftuar fansat se të plotë mund ta gjejnë atë në YouTube.

Bebe Rexha dhe David Guetta përndryshe janë nominuar këtë vit për ceremoninë më të madhe të ndarjessë çmimeve të muzikës në botë, ‘Grammy Awards 2023’.