Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max së fundi ka sjellur projektin e ri muzikor “The Motto”, në bashkëpunim me DJ e njohur, Tiësto.

Bashkëpunimi i dyshes po pritet mirë nga fansat e tyre që në ditët e para të lansimit, duke e kthyer një prej këngëve të dëgjuara në platformë të ndryshme.

Vetëm në platformën Spotify, kënga “The Motto”, ka grumbulluar 10 milionë dëgjime në javën e parë të lansimit.

Përveç kësaj, “The Motto” është bërë kënga e 35-të më e dëgjuar në këtë platformë.

Lajmin e ka bërë të ditur, vet artistja përmes një postimi në “InstaStory”, e cila ka shpërndarë nga një faqe e fansave të saj.