“Sundance Film Festival”, i këtij viti ishte planifikuar për datat 20-30 janar si një ngjarje hibride me dhe virtuale ku pritej të mbledhshin shikues filmash nga e gjithë SHBA, vullnetarë dhe natyrisht, të famshëm të Hollywood-it.

Fansat dhe personazhet e famshëm të Hollywood-it që po planifikonin të merrnin pjesë në Festivalin e Filmit “Sundance” janë të dëshpëruar, sepse pos që ngjarja u anulua vetëm disa ditë më parë dhe tani ata do të dëmtohen edhe financiarisht.

Derisa festivali u anulua vetëm 15 ditë para datës së përcaktuar, për shkak të shpërthimit të COVID-19, Six Page, ka mësuar se hotelet i rritën çmimet “çmendurisht” – kësisoj çmimet varionin prej 3 mijë dollarë e më lart për disa dhoma dhe suita.

Për më tepër të njëjtat hotele nuk po japin rimbursime.

Dhe jo vetëm hotelet, por edhe organizatorët e “Sundance” nuk po ofrojnë rimbursime për njerëzit që kanë paguar për të marrë pjesë personalisht në eveniment.

Në vend të kësaj, pjesëmarrësit mund t’i dhurojnë paketat e tyre dikujt tjetër ose t’i kthejnë paratë e shpenzuara në një donacion të zbritshëm nga taksat për Institutin “Sundance”.

Kur flasim për hotelet, një shembull është “Auberge Resorts Collection”, i cili tarifonte 3 mijë 798 dollarë për natë për disa nga suitat dhe pagesat e rezervimeve janë të pakthyeshme./AP