Këngëtari i Rammstein, Till Lindermann raportohet në media se është vizituar nga autoritetet ruse në dhomën e tij të hotelit.

Artisti kishte udhëtuar drejt Rusisë për të marrë pjesë në festivalin “Maklarin For Homeland” që do të mbahet në Tver, rreth 200 km në verilindje të Moskës.

Mësohet se shkak për anulimin e koncertit të Lindermann është bërë shkelja e rregullave kundër pandemisë të vendosura nga qeveria ruse për eventet e mëdha, ku lejohen deri 500 persona.

Për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga këngëtari apo stafi i tij.