Gladiola Jorbus

Mbi gjethet e fundit të vjeshtës

shkruhen vargjet më të bukura

Për dashuritë e pamundura.

Adagio…

Dua të bëhem qiell.

Dhe të të shoh me miliarda sy

Nga pafundësi’ e hapësirës

 Që aq shumë… i ngjan shpirtit njerëzor.

Si një adagio…

Të vij drejt teje

 dhe të të gjej në mes të ëndrrës

 që enda për ty, për ne.

 Thuamë ç’të duash

 Dhe do të të besoj.

Nga kjo agoni e pashpresë,

Si një lumë i marrë të bliroj.

 Adagio…

Në tranzicionin e ndjenjave të shkokëluara,

 Hija ime, le të shkruajë me një kaligrafi të çrregullt

emrin tënd…

Në boshllëkun e një dhome të errët,

 Mbi një pasqyrë të pluhurosur,

që kurrë s’u vesh, me amësimin tonë.