Blerona Brao, e lindur në fshatin Tatesh të Epërm-Strugë, shkollën fillore e kam kryer në fshat, kurse të mesmen në gjimnazin e përgjithshëm Dr.Ibrahim Temo-Strugë.Kam te botuar një roman me titull “Dashuri Nëntorësh”, për momentin jam në studime në Univesritetin Shtetëror të Tetovës (USHT) në fakultetin e Filologjikut, dega Gjuhë dhe Letersi Shqipe. Fituese e disa çmimeve në krijimitarinë letrare për prozë dhe poezi.

Vaj lahutari !

Kënga ime ulërin

Prej Fishtës i merr gjëmimet

Prej Naimit meloditë

Prej Migjenit i shkul dhimbjet…

Është gjëmë kënga ime

Ka pragjet e djegur shkrumb

Prej tërmetesh i ka ritmet

Ka prej Krujës një flamur.

“Drini i Zi”

Pyes kot se jam poete

Njëri-tjetrin mbajmë në gj

i Por s’di kush të pagëzoi

Në qe djall a perëndi !

Këtej digjet Shën Naumi

Mbi shandanë prej qirinjsh

Andej flakë merr Lasgushi

Nën llahtare poezish.

Në s’di ç’janë këto dallgë

Këng’ a lot të poezisë

Di që brigjet të rënkojnë

Në dy anë të Shqipërisë.