KENNETH REXROTH, (1905 – 1982)

Përktheu Ramadan Musliu

Ajri është i dehur nga dallendyshet.
Muzgu zbret mbi kullat
e arta, në Signoria.

Në Badia, drita largohet
Nga fytyra e zonjës së Filipins
Të lodhur, të rraskapitur
Me përkushtimin admiruesi të saj.
Mbi fytyrën e Duomos
Hije blu e Campanile
Regjistron matematikën e bukurisë.
Në San Miniat mozaikët
artë ende po shkëlqejnë
Përmes muzgut të mjegullt. Në fund
Kalvari, korije dendur
Qiparisash, plot me dashnorë
Tek dridhe nga padurimi.
Ndërsa errësira trashet, dy nga dy
Kapen. Është terr, i tërë
kopshti mbushur është me rënkime të buta,
Si të ishte mbushur me plot kumri.