Nga: Robert Hunter (Grupi Grateful Dead, kënga “Dark Star”, 1968)
Përktheu: Fadil Bajraj

Ylli i errët përplaset
Në hi derdh dritën e vet
Arsyeja prishet
Forcat lirohen nga boshtet
Projektori bën hije
Për shkak të gabimeve në retë e gënjimit

A do të shkojmë, ti dhe unë, derisa mundemi?
Buzëmbrëmjes kalimtare të diamanteve

Pasqyra thehet
Në reflektimin e paformë të çështjes
Dora e xhamtë shkrihet
Ndaj petales së akulltë lulet varen
Zonja në kadife
Shuhet në netët lamtumirëse

A do të shkojmë, ti dhe unë, derisa mundemi?
Buzëmbrëmjes kalimtare të diamanteve