Roger Waters e ka thumbuar ish-bashkëanëtarin e bendit Pink Floyd, David Gilmour, duke pohuar se ky i fundit nuk po e lejon ta shfrytëzojë ueb-faqen apo mediat sociale të bendit, për ta promovuar punën e tij.

“Asgjë e imja nuk është në ueb-faqe; jam dëbuar prej ueb-faqes nga David Gilmour”, thotë Waters në një moment. “Po ma merr mendja se mendon që pasi e braktisa grupin më 1985, ai e ka pronësinë dhe se ai është Pink Floyd e unë i parëndësishëm që duhet ta mbyll gojën”.