Nga Ndre Mjeda – Poezi për fëmijë

Dhe ju po shkoni,
Bylbyla kshtu!
Po tretni këndynaj,
Dallndysha ju!

Dekën mendova
Se m´vjen kurdo;
Se m´leni vetun
S´mendova, jo.

Por, ma fort zemrën
Ma bren nji idhnim:
Çerdhet që i leni
Kujdesit tim.

Ndoshta kur t´ktheni
Mue vorri m´mba.
E ju kërkoni
Çerdhen qi s´â!