Rifat Ismaili

Nganjëherë,
Më duket se jetoj
Në ishullin e Robinsonit
Pa gruan,
Pa librat,
Pa pijen.
Për grua kam,
Gjinjtë e dallgëve
Për libra kam,
Fletët e pemëve
Ku shënuar është-
Gjeneza e botës
Gjeografia e gjelbër e jetës.
Për pije kam,
Kujtimet e botës…
E kjo nuk është vetmi.
Vetmi është një qytet,
Ku të gjithe gjallorët,
Shkojnë e vijnë;
Duke bartur
Valixhet e harresës,
Pasaportat e hipokrizisë,
Qeshjet,
Me sëmundjen e erês…
Ferrin si ankth mbi shpinë.
Kjo është vetmi-
Vetmi pa shërim!