Veprat e kompozitorëve botërorë të muzikës klasike, do të ekzekutohen në festivalin e njohur SIMS në Seul të Republikës së Koresë së Jugut, në tetor dhe nëntor të këtij viti, këtë herë për nderë të 250 vjetorit të lindjes së kompozitorit Ludwig van Beethoven. Në mesin e atyre veprave është edhe një e Mendi Menqjiqit.

Vepra ‘Forsaken’ (Të braktisurit) e Mengjiqit, do të dëgjohet më 30 tetor nën dirigjimin e Hogeun Yoonit. Kjo vepër i kushtohet të varfërve, të vuajturve e të shkelurve. Po për këtë, edhe 30 tetori është emëruar nga organizatorët koreanë si “Salvage of the Forsaken” (Shpëtimi i të braktisurve).

Menqjiqi kishte marrë kërkesë nga organizatorët, për këtë vepër, qysh vitin e kaluar.

Në po të njëjtin festival, më 23 tetor do të ekzekutohet vepra “Ciaccona” e profesorit të Menqjiqit gjatë studimeve në Krakov të Polonisë, kompozitorit të famshëm Krzysztof Penderecki, që ka ndërruar jetë në mars të këtij viti. /dtt-net/