Ka vdekur sot në moshën 70 vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi Cima.

Lajmi është i ditur nga familjarët e aktorit, raporton rtv21.tv

Ai ka disa ditë që ishte duke u trajtuar nga Covid-19 dhe ishte i shtrirë në Klinikën infektive.

Madje familjarët, rreth 10 ditë më parë kanë kërkuar gjak për të, për të cilin edhe ishte siguruar.

Rasim Thaçi i njohur për publikun si Cima do të mbetet përherë në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike.