Sot u nda nga jeta këngëtari i njohur pejan, Eduard Meraku, i njohur me emrin artistik si “Edi King”.

Raportohet se artisti kishte pësuar infarkt, ndërsa për vdekjen e tij kanë njoftuar kolegët e grupit “Seleksioni 039”, Gëzim Hasku–Geza dhe Besim Gashi-Babuka, pjesë e të cilit ishte edhe i ndjeri.

“Spo muj me besu per kete lajm teper teper te pikëllueshem. Na la Edi shoku i gjithë jetes tonë Edi King! Spaska ma rond se me perjetu diqka te tille…’, ka shkruar Gashi krahas fotos së këngëtarit të mirënjohur.

Kujtojmë që prej disa vitesh ai është shkëputur nga muzika.

Projekti më i fundit që mban titullin “Meraku” është publikuar në vitin 2018.

Ai ishte pjesë e grupit të njohur të pop-rock-ut, “Seleksioni 039”.

TË FUNDIT