Artur Spanjolli

Dritë, hije, flokë të gjelbër

Duar, këmbë, shtrirë mbi rërë

Shifra shkume

Krahë pulëbardhash

Ç makth muzgu në vjeshtë!

Në këtë ajër të rrëqethur

Era ka harruar udhën,

apo dallga e ka bërë skllav?

Dritë hije, flokë kafe,

gishta, bërryla, të vjella, dhëmbë,

dhe gropa të hapura,

përse, përse?

Ç kafkë do të nxjerrësh prej shpirti,

ç qivur pa emër,

ç skelet kërkon?

Janë mbyllur një herë këto dosje,

ti ç kërkon kurioz i çmendur,

nostalgjik i bezdisshëm

me një lopatë të tmerrshme në breg?

Në ajrin e rrëqethur,

gjysdritë, gjyshije, flokë jeshil,

duar, këmbë, shtrirë mbi rërë

ç shpirt po vdes?

Ah, melankoliku i bezdisshëm

Me lopatën makabre,

prej një kafke është infektuar.

Shifra shkume abstrakte

Në shpellën e gojës i futen.

Natë, tmerr.