Një muze holandez zbuloi një vepër të panjohur më parë nga Vincent van Gogh – vizatimi e një të moshuari të lodhur e njohur si ”Worn Out”.

“Van Gogh kishte një interes të veçantë për njerëzit e zakonshëm, ku ai kërkonte të shprehte emocionet“, tha drejtorja e Muzeut “Van Gogh”, Emilie Gordenker.

Vizatimi është në pronësi të një koleksionisti privat dhe kurrë nuk ishte njohur apo shfaqur më parë. Ndaj dhe për muzeun ishte një befasi kur zotëruesi u shfaq. Vepra u identifikua lehtësisht nga studiuesi Teio Meenendorp. Punimi me përmasë 50 me 30 centimetra u realizua me mjetin e preferuar të vizatimit të Van Goghut, lapsin e një marangozi.

Vepra parashikohet së është realizuar në javët e fundit të nëntorit 1882, bazuar edhe në dy letrat që Van Goghu shkroi në 24 nëntor të atij viti. Ishte një periudhë e stabiliteti relativ për artistin teksa jetonte me një grua në Hagë. Van Goghz u kishte dhënë tituj veprave, pjesërisht anglisht, me shpresën se vizatimet e tij mund të vëreheshin e ta punësonin si një ilustrues në revista, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Artisti holandez vuante nga një sëmundje mendore dhe e konsideronte veten si të dështuar derisa u vetëvra me një armë zjarri në një fushë gruri.