Festivali i tretë Ndërkombëtar i Filmit Miqësor të shkurtër mbahet në kujtim të poetit kombëtar turk, Yunus Emre.

Festivali i 3-të Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Miqësor do të mbahet online nga 11 deri më 13 dhjetor, njoftuan organizatorët.

Edicioni i këtij viti i kushtohet poetit dhe mendimtarit kombëtar turk, Yunus Emre.

Ngjarja organizohet me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ndërkaq partner global i komunikimit do të jetë AA.

Mehmet Lutfi Sen, koordinatori i ngjarjes tha se festivali synon të nxjerrë në pah rëndësinë e qëndrueshme të miqësisë në një botë gjithnjë e më të polarizuar.

“Ideja e miqësisë ishte gjithmonë e fortë në Anadoll. Ndikimet e botës moderne dhe globalizimi ndikuan negativisht në të, por ajo akoma mund të jetë një forcë e mirë për të gjithë botën”, tha ai për AA.

“Nëse nuk jemi miqësorë me natyrën, bota dhe klima jonë do të përkeqësohen dhe speciet tona dhe ata përreth nesh do të zhduken. Ky festival është një zë që del nga kjo pikë”, tha Sen.

Këtë vit do të shfaqen 51 filma – 48 të shkurtër dhe 3 filma artistikë, numri më i lartë i festivalit deri më tani.

“Në këto kohëra sfiduese me të cilat përballet bota jonë sot, ne synojmë të sjellim filma të shkëlqyeshëm që na ndihmojnë të kuptojmë domethënien e mirësisë dhe vëllazërisë”, tha Sen.

“Fjalët e Yunus Emre shekuj më parë janë, ndoshta më të rëndësishme sot se kurrë. Përmes veprave të tij, ai u përpoq të rrënjosë rëndësinë e shpresës dhe miqësisë”, tha ai.

Faysal Soysal, drejtori i festivalit tha se 301 filma nga 33 vende janë dorëzuar këtë vit ndërsa 16 filma të shkurtër nga 10 vende do të konkurrojnë për çmimet më të mira.

Ai tha se të gjitha shfaqjet do të jenë online për shkak të masave të sigurisë kundër COVID-19 ndërsa detajet do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të ngjarjes – www.dostlukfilmfestivali.com.

“Të gjithë në Turqi do të jenë në gjendje t’i shikojnë filmat falas online”, tha ai.

Filmat e animuar dhe të imagjinuar janë gjithashtu pjesë e festivalit, me pesë paraqitje nga Turqia, tre nga Irani, Franca, SHBA, Italia, Kirgistani, Kroacia, Gjermania, Gana dhe Bosnjë e Hercegovina.

Festivali do të shfaq projeksionet në katër përzgjedhje, konkurrenca, 40 vjet mirënjohje, panorama, gjatësia e veçorive, dhe gjithashtu do të ofrojë konferenca, intervista dhe seminare të ndryshme.