Eqrem Basha
Nëse troket e s’ përgjigjet askush
Mos u brengos
S’do të thotë se është e zbrazët shtëpia
Është vetëm lodhje
Humbje e dëshirës për të hapur portën
Nëse thërret në oborr
E s’të del askush në dritare
Prapë mos u brengos
Kjo bote është shurdhuar
Nuk i dëgjon trokitjet e zemrës