facebook sharing button
twitter sharing button
pinterest sharing button
email sharing button
sharethis sharing button

Tre gra janë nominuar për regjisoret më të mira në çmimet “Golden Globe”.

Kjo është hera e parë që janë nominuar tre gra, ku viteve të kaluara është përzgjedhur një në një vit të vetëm, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Regjisoret Regina King, Chloe Zhao dhe Emerald Fennell e Britanisë janë nominuar së bashku me David Fincher dhe Aaron Sorkin.

Fincher’s Mank” është filmi më i nominuar me gjashtë nominime, e i njëjti si filmi “The Crown”, i cili kryeson në çmimet TV.

Sacha Baron Cohen dhe Olivia Colman janë në mesin e britanikëve për çmimin për aktrim.

Fituesit do të shpallen në një ceremoni më 28 Shkurt të këtij viti.

Çmimet po zhvillohen dy muaj më vonë se zakonisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.