U promovua katalogu “Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar”. Në këtë botim përfshihen disa nga objektet e ekspozuara në pavijonin e Lashtësisë, Mesjetës dhe Ikonografisë. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar shprehet se pas tërmetit që ra në vendin tonë nuk ka dëme në objektet e ekspozuara në këtë institucion

Katalogu “Thesaret e Muzeut Historik Kombëtar” botohet në gjuhën shqipe edhe frënge. Promovimi i tij u bë në Bibliotekën e Muzeut. Thesaret që janë pjesë e këtij botimi u përkasin tre pavijoneve në Muzeun Historik Kombëtar, atij të Lashtësisë, Mesjetës edhe këndi i pashallëqeve të mëdha shqiptare edhe i ikonografisë. Në pavijonin e lashtësisë ekspozohen 585 objekte, në të mesjetës 217 objekte edhe tek i ikonografisë 70 ikona dhe 20 objekte liturgjike kishtare. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi edhe dy autorët e tjerë të librit, Skënder Bushi dhe Andrea Llukani shpjegojnë rëndësinë e këtij botimi dy gjuhësh.

“Këto objekte që përfshihen në këtë katalog janë të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar, si pjesë e ekspozitës së përhershme në MHK. Por, për ne është kënaqësi që Ditët e Trashëgimisë Kulturore Europiane ne i kalojmë me botimin e këtij libri, që synojmë ta sjellim në disa gjuhë europiane, që të jetë një pasaportë e rëndësishme edhe për turistët e huaj. Këtu janë një përzgjedhje e rëndësishme e antikitetit, mesjetës dhe ikonografisë”, shprehet drejtori i Muzeut Historik Dorian Koçi./shqiptarja/