Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Gusht 2021

“The Daily Colonist” ka botuar, me 3 prill 1977, në faqen n°44, një shkrim në lidhje me arrestimin e Mbreti Leka Zogu I në Bangkok, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : The Daily Colonist, 3 prill 1977, f.44
Burimi : The Daily Colonist, 3 prill 1977, f.44

Bangkok – “Tij Leka Mbret Shqptarvet”, i cili e quan veten Mbreti Leka i Shqiptarëve, është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Ai pretendon të jetë kreu i qeverisë shqiptare në mërgim dhe udhëheqës i një lëvizje guerile për të përmbysur qeverinë komuniste.