Teqeja Harabati Baba në Tetovë nisi të ndërtohej në vitin 1538, nga ana e Sersem Ali Dede. Ndërtimi i saj zgjati dhjetë vjet dhe përfundoi në vitin 1548.

Teqeja Harabati Baba është një teqe me arqitekturë madhështore dhe mbresëlënëse. Harabati Baba përbën një margaritar të arqitekturës shqiptare dhe ballkanike të ndërtimeve të kultit islam. Ajo është e ndërtuar nga një varg objektesh si kryesore ashtu edhe ato përcjellëse, sic janë: faltorja, shtëpia ose konaku veror, selamllëku (dhoma e pritjes), biblioteka, qoshku veror dhe shadervani i teqesë, shtëpia dimërore me objekte tjera, faltorja e vogël, mauzoleu (godinë e mbuluar me varre të udhërrefyesve të teqesë), kuzhina e vogël, varri i Baba Mehmet Harabatit rrethuar me shufra hekuri, restoranti, furra, hambarët, çezma, varrezat, kulla e rojeve mbi hyrjen kryesore.
Teqeja ka katër porta në të cilat ka shkrime dhe figurina të gdhendura, të cilat simbolizojnë elemente nga doktrina bektashiane. Objektet të cilat përbëjnë kompleksin madhështor të saj, janë integruar në një tërsëi unike dhe me veçoritë e veta plotsëojnë njëri tjetrin. Harmonia në kompozimin e detajeve dhe shumë cilësi të tjera, i japin vlera të veçanta artistike.