enori Rame Lahaj është mjaft aktiv në jetën e tij profesionale, duke shëtitur kështu nëpër teatro gjithandej nëpër botë.

Këtë vit, Tenori shqiptar do ta nis me dy koncerte, në Ankara dhe Stamboll.

9 dhe 11 janari, teanorin Lahaj do ta gjejë në skenën bashkë me artistët e mrekullueshëm Murat Karahan dhe Alvazer.

Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Lahaj ndër të tjera shprehet që për të është kënaqësi e madhe që do të ndajë skenën me këtë artistë.

“Të dashtun miq e adhurues të operas,

Këtë vit po e filloj me koncertin e 3 Tenoreve në Turqi, me ftesen e Limak Orkestra dhe mikut tim Murat Karahan. Kënaqesi e madhe t’a ndajë skenën me dy artistë të mrekullueshëm si Karahan dhe Alvarez.

Për të gjithë ju që ndodheni në Turqi, koncerti i parë i 3 Tenoreve do të jetë në Ankara më 9 Janar, dhe në Stamboll më 11 Janar 2023.

Mirupafshim së shpejt për të festuar, për një fillim sa më të mbarë të vitit 2023 për të gjithë ne”, shkruan Lahaj.