Teatri Shqiptar në Shkup është gati për sezonin e ri të shfaqjeve. Ata kanë shpalosur programin për tre muajt e ardhshëm, teksa shumica e shfaqjeve do të jenë premierë.

“Vdekja dhe Virgjëresha”, “ADN”, “Mishi i Huaj”, “Xhaxha Vanja” janë premierat që do të shfaqen nga shtatori në nëntor.

Do të jipen edhe shfaqjet reprizë si “Ylli pa emër”, “Tri motrat”, “Nyjat”, “Ballkoni” dhe “E kuqja”. Gjatë muajit tetor do të organizohet “Skupi Festival”, ndërkaq në shtator shfaqjet e këtij teatri do të shkojnë në “Koko Fest” në Korçë dhe në Festivalin e Teatrit Shqiptar në Dibër.