Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një njoftimi për opinionin artdashës, mediat elektronike dhe ato të shkruara se Këshillit Drejtues të TKK-së, pas propozimeve të projekteve nga ana e menaxhmentit te TKK-se, miratoi këto projekte për repertorin artistik të vitit 2020:

Skena e madhe 2020:

1. “Lear” nga Edward Bond (bartet nga viti 2019, në repertorin e skenës së madhe për vitin 2020)

2.“Trilogji” nga Beqir Musliu

3.“Shakespare in Love” nga Lee Hall

4.“La Rremë – Kaçurrelja”, nga Arian Krasniqi (drame me porosi dedikuar jetës dhe veprës se regjisorit, këngëtarit, artistit Muharrem Qena)

Bashkëprodhime 2020

1.“Udhëtim në troje shqiptare” nga Karl May (bashkëprodhim me Volksbühne Teater, Berlin-Gjermani)

2.“ Zgjimi i Pranverës” nga Frank Wedekind (bashkëprodhim me Artpolis-Prishtinë).

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës miratoi po ashtu raportin e jurisë vlerësuese për përzgjedhjen e koncepteve regjisoriale për Skenën e Vogël 2020 :

Skena e vogël 2020:

“Pamje Revolucioni” nga Tino Caspanello – regjia : Kaltrim Balaj

“Stefani” nga Ag Apolloni- regjia: Ben Apolloni

“Not I/Pa mua” nga Samuel Beckett- regjia: Shkurte Aliu dhe Alban Beqiraj (diptih)

“Rinoqeronti” nga Eugene Ionesco – regjia : Gëzim Hasani

“Lejla dhe Ko” nga Cordelia Lynn-regjia Eki Rrahmani (e aprovuar në repertorin e vitit 2019 bartet në repertorin e skenës së vogël për vitin 2020).

Projekti vjetor është hartuar konform kërkesave të “Ligjit të teatrove” dhe Rregullores së skenës së vogël.