Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” hapi thirrjen për projekte artistike për vitin 2023.

“Prioritet do të ketë dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, evropiane dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin që teatri ka bërë publik edhe në rrjetet sociale.

Thirrja e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është e vlefshme edhe për bashkëprodhimet.

Të gjithë krijuesit, regjisorë, producentë, koreografë, dramaturgë, muzikantë mund të prezantojnë projektet e tyre për: Projekte artistike për shfaqje për të rritur, projekte artistike për shfaqje për adoleshentë dhe të rinj si dhe projekte artistike për shfaqje për fëmijë.

Pak ditë më parë, Teatri “Kujtim Spahivogli” u bë me drejtor të ri. Ai është koreografi Gjergj Prevazi.

Pasi i uroi suksese, ministrja Margariti, u shpreh e bindur se, Gjergj Prevazi do t’i ofrojë këtij teatri seriozitet dhe pasion, si dhe do të shtrijë rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe do të çojë përpara nismat në mbështetje të artistëve të rinj, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, siç e kërkon statusi i këtij institucioni./ atsh/