Pirro Minella Millona

…. Ne lokalin afer baneses time, sa here shkoj mbasdite vone, per nje kafe me nje grup komshinj, shoh te ulur nje burre ne moshe. I menduar, me cigaren ne dore qe nuk e shuan asnjehere, mediton. Per here i perhumbur, per here melakonlik. Me bente gjithmone pershtypje.
Keshtu bera dje dola me shpejt nga shtepia, pa u bashkuar me grupin e zakonshem, u ula ne vendin ku ulet zakonisht zotnia. Porosita kafe dhe prita.
E dija qe do te vinte, ne orarin qe kishte. Pashe oren dhe me tutje shquajta silueten e tij, ecte ngadale. Erdhi afer tavolines, e pa qe e kisha zene une beri te kthehej per te zene nje tavoline tjeter.
U ngrita dhe e ftova ne tavolinen time. Erdhi nuk kundershtoi. U prezantuam, uU ul.
Une i thashe:
-Ta di se cfare merr zakonisht.
Tundi koken, porositi kafe. Nxorri paketen e cigareve dhe e ndezi. Filluam bashkebisedimin.
Fillova ta ngacmoj, per te thene dicka per jeten e vet
-Po-tha – e kam nje brenge. Jam vetem. Gruaja me la para disa vitesh. E mori Perendia shpejt. Ishte yll i bukur. E doja shume. Si cdo i ri dhe une pasii mbarova studimet e larta me cuan ne nje rreth te vogel, si inxhinjer ne nje ndermarje. Nje here ne jave shkoja ne qytetin tim. Filloi jeta e re per mua. Pas dy muajve ne ndermarjen tone emeruan nje cupe te re ekonomiste. Ketu filloi dhe dashuria e madhe dhe e pavdekshme per vashezen time.
Kur i kendoja asaj i thoja se e kisha gjetur ne dallget e detit nga qyteti qe vinte. Deti i qytetit te saj ishte i qete por edhe i trazuar.
Te gjeta i thoja aty fshehur valeve duke vallezuar. Qeshte me puthte dhe me thoshte vazhdoi ku tjeter me gjete.
Te gjeta aty ne mes te ngjyrave kolorit te vjeshtes se arte, si muza e artistit fshehur rrjeshtave, ku vallezoje ne flladin e lehte te vjeshtes, kapur fort ne trungun e saj.
-Po me tej ku me ke gjetur- perkeledhej ajo.
-Te gjeta ne piken e shiut qe fillonte papritur ne ate qytet, aty fshehur si e dashura e rrjeshtave te shkrimtarit. Lutesha qe pika e shiut te binte ne buzen time.
Por mos harro te kam gjetur dhe ne dimrin e acarte me debore, ti atje lart ne mal, e dashura e tij, ku floket e bardha , nga puthjet e mia ato lehte lehte shkriheshin.
E shikoja ne sy e puthja embel dhe shtoja ngadale:
-Kudo te kerkova ne cdo stine dhe ne cdo stine te kam gjetur, si ne ditet me ditet me diell por edhe ne netet e errta pa hene e vetetime.
Keshtu qe une doja shiun, boren, detin dhe diellin, se ato kisha deshmitare, ma ruanin sekretin.
… Heshti me pa ne sy, rrefim me te bukur nuk kisha degjuar. Psheretiu thelle dhe tha disa fjale:
-Faleminderit mik, qe e nxora brengen, sot e ndava me ty. Erdhi koha te shkoj ne shtepi. U be vone.
…..U ngrit me pershendeti dhe dalengadale humbi ne erresiren e nates…..