I tillë eshte rasti me talenten nga Tetova Riola ldrizin e cila jo vetëm që e ndjen por edhe di ta perçojë muziken aq bukur sa që të krijon idenë e nje iluzioni prej një  artisti të madh me një bagazh te mjaftueshëm artistik.

Riola është një vajzë e thjeshtë e cila nuk është e vetëdijshme për talentin e saj por  vetëm e regjistron muzikën në kokë dhe më pas e formëson me nota përsëri në mënyrën e saj.

Menjëherë do  pyesni mos vallë  e trashëgoi nga prindërit talentin për muzikë? Nga dy prindër të dhënë pas shkences?Jo,nuk do thoja!

Një femijë i vogël, vetem 7 vjeçare   tregoi se me pune mund te arrihet

Me mbështetje të prindërve dhe profesoreshës së sajë Riola e vogël u be emër duke  marrë pjesë në gara ndërkombëtare, dhe duke qenë  çdo herë në mesin e femijëve të talentuar.

Riola fillimisht morri pjesë në garat e organizuara në Slloveni ku u vlerësua me vendin e parë. Më pas në garat e organizuara në USA ( Atlanta City)  ku morri vendin e parë, po ashtu  e para doli edhe në Bullgari.

Londra e rangoi në top listën e femijeve të  talentuar ku merrnin pjesë fëmije nga mbarë bota.

Në Abu Dhabi  më pas u  vleresua  me çmimin e parë

Riola nuk ka të ndalur, ajo është ambicioze dhe premton shumë.

Ajo  ka zërin e fuqisë absolute të cilën nuk e posedon çdokush. Riola së shpejti është duke i përgatitur  një befasi  publikut tetovar.

Të shpresojme që në të ardhmen kjo vajzë e vogël me një zemër aq te madhe të tregojë talentin e saj dhe të na bejë  krenarë te gjithëve.