Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton sot një ngjarje të 3 shkurtit të vitit 1990, kur shkrimtari Ismail Kadare zhvilloi një takim me Ramiz Alinë. Atëherë kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Në qendër të bisedimeve ishte situata kritike e vendit në kapërcyell të viteve ‘90.
Konteksti i kohës, në mungesë të demokracisë dhe të mirëqenies ekonomike, do të motivonin kërkesën e shkrimtarit Kadare për azil politik në Francë.
DPA sjell letrën që shkrimtari i mirënjohur i drejton kreut të shtetit, Ramiz Alisë, disa muaj pas takimit mes tyre.
Mes të tjerash, Kadareja shkruan: “Demokratizimi i plotë i jetës, heqje dorë nga dhuna.
Po ashtu lirimi i të burgosurve politikë, heqja dorë nga izolimi i vendit, nga mbrojtja e
Sta linit.
Lejimi i fesë dhe i lirisë së të shprehurit e të tjera si këto. Kanë qenë disa nga kërkesat që ua kam paraqitur të formuluara në mënyrë krejtësisht të saktë në pranverë të këtij viti.
Ato kanë qenë vazhdimi logjik i asaj që kam shprehur e kam mbrojtur në veprën time gjatë shumë viteve.
Ashtu siç është i tillë edhe vendimi për të lënë vendin tim”./ATSH
