Aktori legjendar Steve Martin tha se mund të tërhiqej pasi të përfundonte xhirimet e shfaqjes së tij “Only Murders in the Building”, sipas nypost.com.

Martin i tha ”Hollywood Reporter” se ai do të vazhdojë të aktrojë në këtë komedi së bashku me Selena Gomez dhe Martin Short, por se nuk do të kërkojë role të tjera aktrimi pasi të përfundojë seriali.

”Kur të përfundojë ky serial televiziv, nuk do të kërkoj të tjerë”, tha 76-vjeçari.

”Nuk do të kërkoj filma të tjerë. Unë nuk dua të vazhdoj më. Kaq!”, theksoi ai.

Duke filluar karrierën e tij si shkrimtar komedish, Martin u shfaq në disa filma ikonikë si “Father of the Bride”, “Ceaper by the duzen”, “Aplanes, Trains and Automobiles” dhe shumë të tjerë.

Martin është shfaqur gjithashtu në disa shfaqje televizive si “The Tonight Show”, “The Smothers Brothers Comedy Hour” dhe “Saturday Night Live”, të cilat ai i ka drejtuar 15 herë.

Martin do të publikojë edhe librin e tij të dymbëdhjetë, që është subjekt edhe i një dokumentari të ardhshëm për jetën e tij, nga fituesi i Oscar-it, Morgan Neville për Apple TV+.

”Bashkëshortja vazhdon të më thotë se unë gjithmonë them se do të tërhiqem dhe pastaj gjithmonë mendon diçka tjetër. Unë me të vërtetë nuk jam i interesuar të dal në pension. Por do të punoja pak më pak. Ndoshta”, thotë Martin.