Skenaristi dhe filantropi i njohur Steve Bing ka vdekur në moshën 55-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se skenaristi dhe producenti i njohur u vetëvra duke u hedhur nga kati i 27 i ndërtesës në lagjen “City Century” në Los Angeles.

Burime thanë për mediat e huaja se ai ishte kishte kaluar në depresion gjatë izolimit të pandemisë, por është ende e paqartë nëse kjo ka lidhje me vetëvrasjen e tij.

Bing besohet se kishte një pasuri që kapte vlerën e 590 milionë dollarëve. Ai po ashtu njihej për lidhjen e tij me aktoren e famshme britanike, Elizabeth Hurley, me të cilën edhe e kishte një djalë, Damian.