“Spider-Man: Far From Home” është filmi numër 1 në Amerikën e Veriut për të tretin uikend rradhazi.

Se shumica e amerikanëve dhe kanadezëve kanë përzgjedhur që të kalojnë pushimin duke vizituar kinematë për të parë versionin më të ri të superheroit Spider Man e tregon shifra e fituar prej 52.7 milionë dollarëve vetëm për dy ditët e uikendit, njoftoi BoxOfficeMojo.

Filmi i bzuar në superheroin e vizatuar të Marvellit, ka kapërcyer pikën historike të fitimeve prej 1 miliard dollarësh muajin e kaluar duke u rradhitur në vendin e tretë si një nga filmat më fitimprurës në historinë e hollywoodit.

Një lajm i mirë për fansat e Peaky Blinders, BBC emiton promo videon e parë për sezonën e fundit.

BBC publikoi të shtunën trailerin e parë për sezonin 6 të serisë së saj tepër të popullarizuar, Peaky Blinders me gangsterët e Birminghemit të fillim shekullit të 20-të.

Promo videoja prej 90 sekondave tregon bosin e krimit, i shëndruar në politikan, Tommy Selby, personazhi kryesor i cili luhet nga artisti Cillian Murphy duke qëlluar me automatik dhe duke shkuar në kishë, ndërsa vëllai i tij i rrahur Arthur gjendet në shtrat me një mesazh të përgjakshëm të skalitur në gjoks.

Ylli i kësaj serie, Cillian Murphy deklaroi se kjo sezonë, e 6-ta me rradhë do të jetë e fundit gjersa shikuesit do të mund t`a shohin duke filluar nga 22 prilli në BBC 1 dhe Netflix.