Shfaqja ‘Ëndërrat e Hamletit’  me regji të Mentor Zyberajt ka marrë vlerësim të lartë në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës “OTHER VOICES” , në Teatrin La Abrego, në Spanjë, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur regjisori i shfaqjes Mentor Zyberaj përmes një shkrimi në facebook.

“Uroj për këtë sukses bashkëpunëtorët dhe kolegët të cilët janë pjesë e realizimit të shfaqjes. Falënderojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme për kontributin e pjesëmarrjes në Festival!”, është shprehur regjisori Zyberaj.

Regjinë dhe interpretimin e shfaqjes “Ëndërrat e Hamletit” e ka realizuar aktori dhe regjisori, Mentor Zymberaj, përderisa tekstin e ka shkruar artistja Nina Mazur.