Mallin për skenën po e shuan duke ushtruar në kushte shtëpie.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, rolet e shumta në skenën operistike janë anuluar por sopranoja Elbenita Kajtazi e ka marrë një lajm të mirë nga Franca.

Kajtazi, e cila karrierën po e zhvillon në Gjermani, do të debutojë në skenën prestigjioze operistike franceze, në muajin shtator.

Me shumë entuziazëm për rikthimin në skenë, ajo ndan detaje për sfidën e radhës.

Elbenita Kajtazi, ka kohë që është dëshmuar në alamet skenash operistike. Në janar të këtij viti, kur interpretoi rolin e Nanettas në Operën Shtetërore të Hamburgut, u krahasua me yjet e botës muzikore, fitues të çmimeve “Grammy”./koha.net/