Para 1000 vjetëve, tregtarët arabë kishin vërejtur se në Evropë nuk kishte ngjyrë të kaltër. Në piktura dhe freska të Evropës atë kohë përdorej një ngjyrë e përshkëllyer në mes të kaltrës dhe bojëhirit, që nuk kishte shkëlqim e as nuk rezistonte gjatë…

Tregtarët arabë, në Venedik e dërguan ‘lapis lazulin’ – lëndën e parë të ngjyrës së kaltër e cila gjendej në një minierë në Afganistan. Në Lindjen e largët kjo ngjyrë përdorej me të madhe, por në Evropë nuk dihej se ekzistonte.

E kaltra arabe do ta ndryshonte artin dhe historinë. Në fillim kisha vuri monopol mbi këtë ngjyrë që shitej më shtrenjtë se ari. Përdorej vetëm në afresket ku paraqitej Parajsa, kurse te të tjerët lejohej të përdorej vetëm kur ngjyrosej pjesa e epërme e veshjes së Shën Mërisë (Mejremes).

Titiani (1490-1576) i theu rregullat dhe e përdori këtë ngjyrë kudo që ia merrte mendja dhe kështu e krijoi një lloj revolucioni në art. Pastaj e përdorën të tjerët, përfshirë Pablo Picasso-n. Sot pa këtë ngjyrë nuk mund të ketë art.

Në videon e postuar më poshtë, James Fox – profesor i njohur i historisë së artit – në mënyrë të mahnitshme ofron detajet e rrugëtimit dhe efektin që kjo ngjyrë krijoi në art dhe në histori. /Telegrafi/