Abdullah Sidran

Përktheu Ramadan Musliu

Nuk e imagjinoja, natëve, tek vigjëloja, kështu
këtë dimër Shpirti po përgatitej të shëtiste nëpër qytet
vetëm. Tani: dy vetë jemi, A është kjo stinë
një thesar, dora thjesht dridhet butë
ndërsa, si pleq, ne ecim, duke mbajtur ngrohtësi,
ngapak nga e kaluara.
Prej kësaj, ndoshta një ankth në zërin e muezinit:
sa për të na kujtuar: varfëria zgjat,
dhe e vdekur bie midis nesh zemra e zogut që ne
lidh. Dashuria? Vërtet ky është vetëm një shteg,
nga duke ecur, me një shikim të përndritur,
ne po afrohemi rrugës në fund të së cilës po digjet:
dashuria. Vetëm të pajisurit me durim e dinë
atë pikë, ajo humnerë në qiell: kur shtegu dhe qëllimi
për të, janë një dhe në të njëjtën. Të ecim, të ecim
për më tej, tjetra papandehur.
Ecja jonë nga Bashçarshia e përqeshur
Prej turmës! Dora juaj, megjithatë, e ftohtë,
Dhe e imja është ta ngroh, pa u vënë re:
përpara, ku trazohet bota, e ngopur dhe
e ngathtë, dyqane duke mbushur e zbrazur,
mbrapa, ku – shiko! – akulli është shkrirë,
në një tullë të verdhë, nën thembrat tona! Ështe e imja,
dora për ta ngrohur.
Të derdhim, thua ti, këtë çast, kokrrat e verdha
dy grushta, duke nderuar me përulësi zakonin
e qytetit tonë. Të jap të drejtë, për herë të njëqind, ndërsa
valëvitja dhe fluturimi në veshët tanë ushton.- Pëllumbesha ajo
tutje, e vogël, e strukur, nga dora jote si
si të qe lëshuar pa prekur timen. Vërtetë – ti
dhe unë – çfarë shume jemi? Të bashkuar, dy vetmi – çfarë përbëjnë?
duhet të fantazoni, thoni. Të fantazosh, nuk do të thotë
kjo: për ditët e ardhshme të flitët sipas kujtesës?
Rreth shëtitjeve të dikurshme të gjata, kur duart
ndryshe i afroheshin dorës, me më shumë shqetësim
shqisat nën sprovël Për të gjithë këtë ky qytet mund
të na tregojë, vërtetë: ai na përket neve,
dhe dimri i tij është stinë e shpirtrave tanë.
Nuk e gëzon atë që gjithçka në fytyrat tona
shkruhet. Por – ku strehohen të fortët nga dimri,
kur ai vjen? Dashuria kur ndriçon nga i kthejnë fytyrat?
Që kur në ditët e tua qëndrova, gjithnjë e më pak di
çfarë po ëndërroj, dhe çfarë po ndodh në zhgandërr…
Pranë teje, unë e kam ndezur zjarrin, duke e ditur
Se e ke ftohtë Në gishtërinj kështu e durueshme
Dhe e ëmbël përvidhet dashuria, dinake dhe e dëlirë
Në të njejtën kohë. Si mund, t’i rezistojë shpirti i ftohur?
Të ëndërrojmë, pra, të sprovuar dhe të pastër, shpirtëra
kundërtshues! Nga kujtesa le t’i pluhërosë flokët
bora e ardhshme! Të dashurat dikur,
nga ne po largohen. Të ëndërrojmë kështu
kaq i vetëm dhe kaq të ngjashëm. Shumë më tepër
vetmi po afrohen, dhe ditët e njëjta, të dendura, hermetike.