Mëngjesin e hershëm të së martës ka ndërruar jetë poetja e njohur Lindita Ahmeti. Lajmi u nda në rrjetet sociale nga miqt e të ndjerës.

Është kjo një humbje e madhe për letërsinë shqipe, dhe po aq e madhe për familjen Ahmeti që humbi vajzën e tyre vetëm pak vite nga ndarja nga jeta e të birit, aktorit të mirënjohur, Luran Ahmeti i cila humbi jetë shkaku i pandemisë famkeqe, CoVid-19.

Lindita Ahmeti (lindur ne 26 prill 1973 në Prizren). Pas diplomimit nga shkolla e mesme në Shkup, ajo studioi filologji klasike në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit, ku edhe u diplomua. Ajo aktualisht punonte në Institutin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve dhe është anëtare e Klubit PEN në Maqedoni.