Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë “MonoAKT”, edicioni XII, i cili ishte planifikuar nga 18 – 22 qershor në Pejë, për shkak të pandemisë këtë edicion do të realizohet nga 13 deri me 18 tetor 2020.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i këtij festivali, Mentor Zymberaj në një status në Facebook.

MonoAKT është ndër Festivalet e veçanta dhe shumë të suksesshme ndërkombëtare e cila në përmbajtjen e vet ka tri Festivale: – MonoAKT – MonoStripi – MonoAKT+

Pos pjesëmarrjeve të artistëve të monodramës anë e kënd botës, në realizim e saj pos Shtëpisë Teatrore Filmike AKT, e cila është themeluese e Festivalit, Festivali MonoAKT është i anëtarësuar dhe në bashkrealizim të ITI-Qendra në Kosovë dhe është anëtare e IMF- Forumit Ndërkombëtar të Monodramës në Botë, ka shkruar Zymberaj.