Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Gusht 2020

“La Gazette de France” ka botuar, të dielën e 16 shkurtit 1834, në faqen n°3, shkrimin e “Gazetës së Firences” në lidhje me kërkesat e shqiptarëve ndaj Portës së Lartë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

— Gazeta e Firences njofton se shqiptarët i kërkojnë Kostandinopojës që :

1° qeveria e vendit të tyre t’u besohet individëve të zgjedhur nga përfaqësuesit e krahinës;

2° mallrat (pronat) e konfiskuara nga Ali-Pasha t’u kthehen pronarëve të tyre legalë;

3° trupat e Sulltanit të evakuojnë Shqipërinë, ndërsa ushtria dhe kështjellat t’u dorëzohen trupave të vendit.

Ata deklarojnë se taksa do të paguhet vetëm në këto kushte. Shqiptarët po armatoseshin për t’i mbështetur këto pretendime./darsiani/